Let’s Do It  Peja është e angazhuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe nivelit të ndotjes së ajrit, identifikimin e shkaktarëve të ndotjes, publikimin e të dhënave mbi ndotjen dhe propozimin për ndërmarrjen e veprimeve adekuate nga autoritet përgjegjëse për përmirësimin e situatës aktuale. 

Duke marrë në konsideratë shtrirjen e temës së ajrit përtej kufijve gjeografik e politik dhe ndërlidhjen me tema të tjera, masat efektive të përmirësimit të cilësisë së ajrit nënkuptojnë koordinim të ngushtë me akterët tjerë për të siguruar rezultate afatgjate. 

Ndotësit  kryesor të ajrit ndahen në dy lloje kryesore: natyrore (vullkanet, erërat, djegia e pakontrolluar e pyjeve, etj.) dhe antropogjenë (transporti, zhurma, trafiku, agrikultura, industria  dhe bizneset,). 

Në kontekstin lokal në Kosovë, faktorët e identifikuar që më së shumti ndikojnë në ndotjen e ajrit janë:  përdorimi i derivateve të naftës (mazut) për ngrohje, qymyrit, peletit dhe materialeve të tjera të ndaluara për ngrohje të institucioneve komunale, bizneseve dhe amvisërive. Gjithashtu, djegia e pakontrolluar e materialeve të ndryshme organike (mbeturinave, djegia e fushave pas korrjes, djegia e mbeturinave, djegia e gomave, djegia e tekstilit, djegia e vajit të përdorur, furrat, qebaptoret,  restorantet, piceritë, dhe një numër i vogël i ndotësve industrial) për qëllime të amvisërive apo komerciale përbëjnë një tjetër faktorë të ndotjes. 

Avokimi për inicimin e projekteve strategjike për ndërtimin e impianteve të ngrohjes qendrore komunale për vendbanimet ku ndotja e ajrit është më e theksuar gjatë dimrit.    

Mungesa e zbatimit të ligjit dhe inspektimeve, korrupsioni dhe ndikimet politike janë gjithashtu një problematikë  që ndikojnë në cilësinë e ultë të ajrit në pjesën më të madhe të vendit. Si pjesë e kësaj fushe tematike, Let’s Do It Peja  është angazhuar të zbatojë të  gjitha  masat, aktivitetet dhe projektet të cilat do të sjellin rezultate pozitive në përmirësimin e cilësisë së ajrit në çdo komunë  të Kosovës.

en_USEnglish