KU FILLOJ E GJITHA…

Kush jemi ne?

Let’s Do It Peja është organizatë aktive mjedisore në Kosovë. Fillimisht lindi si një nismë qytetare nga një grup aktivistësh mjedisor dhe evoluoi shpejt si një entitet në vetvete. Me nismat dhe projektet e zbatuara ndër vite jemi angazhuar të avokojmë, edukojmë dhe bashkëpunojmë në dobi të mbrojtjes së mjedisit, uljes së efektit të ngrohjes globale, ndryshimeve klimatike dhe promovimit të axhendës së zhvillimit të qëndrueshëm globalisht. 

Duke konsideruar shkallën e sfidave dhe shqetësimeve mjedisore në vend, nisma Let’s Do It Peja evoluoi shpejt në një entitet me aktivitete gjatë tërë vitit, për të mos e kufizuar veprimtarinë e saj në një ditë të vetme. Në vitin 2014 u regjistrua si organizatë joqeveritare tërësisht e pavarur nga iniciativa e cila buron. Gjatë këtyre viteve, organizata Let’s Do It Peja ka luajtur rol aktiv në përmirësimin, ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

Tre Shtyllat Programatike

Edukimi dhe ndërgjegjësimi mjedisor

Të angazhuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe nivelit të ndotjes së ajrit si dhe identifikimin e shkaktarëve të ndotjes.

Avokimi për fuqizim të politikave dhe legjislacionit mjedisor

Të përfshirë në zbatimin e masave parandaluese të ndotjes së ujërave dhe promovimin e praktikave të mira të ruajtjes së sasisë dhe cilësisë me efekte pozitive në mjedis dhe natyrë.

Ekonomia qarkore dhe Ndërmarrësia sociale

Të përkushtuar për mbrojtjen, përdorimin dhe përmirësimin e cilësisë së tokës, hartografimin e hapësirave të gjelbërta si dhe revitalizimin e zonave të ndotura dhe të degraduara.

Prioritetet tona

Uji

Në kontekstin e mbrojtjes së ujërave, Let’s Do It Peja parashikon një sërë masash ndër-sektoriale dhe promovimin e praktikave të mira të ruajtjes së cilësisë së ujit me efekte të rëndësishme pozitive në mjedis dhe natyrë. 

Ajri

Let’s Do It Peja është e angazhuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe nivelit të ndotjes së ajrit, identifikimin e shkaktarëve të ndotjes, publikimin e të dhënave mbi ndotjen dhe propozimin për ndërmarrjen e veprimeve adekuate nga autoritet përgjegjëse për përmirësimin e situatës aktuale.

Toka

Kjo fushë tematike përfshin masa dhe aktivitete për mbrojtjen, përdorimin dhe përmirësimin e cilësisë së tokës, hartografimin e hapësirave të gjelbërta, evidentimin dhe revitalizimin e zonave të degraduara, të ndotura dhe ndërtimin e një kulture kolektive të komunitetit për ruajtjen dhe përmirësimin e hapësirave të përbashkëta.

Menaxhimi i mbeturinave

Let’s Do It Peja që në fazat e para të nismës qytetare është angazhuar për pastrim e mbeturinave, prandaj kjo fushë është një nga prioritet kryesore të punës organizative. 

Energjia

Auditimi i burimeve të energjisë, përdorimi racional dhe masat e kursimit të energjisë do të trajtohen si pjesë e kësaj fushe me qëllim të zvogëlimit të ndotjes së mjedisit dhe uljes së kostos mjedisore dhe financiare. 

Biodiversiteti

Let’s Do It Peja në kuadër të kësaj fushe tematike synon të nxisë dhe promovojë mbrojtjen, restaurimin,  konzervimin e biodiversitetit dhe ekosistemit në Kosovë, me fokus të veçantë në parqet kombëtare dhe në zonat e tjera të shpallura si monumente të natyrës.

Bashkangjituni vizionit dhe misionit tonë

Bëhu Vullnetar i Let’s Do It Peja dhe Kontribuo në një të Ardhme të Qëndrueshme dhe të Ndjeshme ndaj Mjedisit për Komunitetin Tonë.

Vlerat tona

Let’s Do It Peja beson në profesionalizëm, integritet, respekt, besueshmëri, bashkëpunim, përshtatshmëri, transparencë, dhe gjithëpërfshirje si vlera kryesore. Këto vlera udhëheqin sjelljet, vendimet, dhe ndërveprimet tona, dhe formojnë kulturën tonë të punës për të arritur rezultate në organizatën tonë.

Profesionalizmi

Rritja e ndërgjegjësimit mjedisor për qytetarët, bizneset dhe vendim-marrësit në Kosovë është pikë me rëndësi e programit të Let’s Do It Peja. 

Integriteti

Të paanshëm politikisht dhe kredibil në zbatimin e projekteve, ndarjen e informacioneve me bashkëpunëtorë dhe palët e interesit nëpërmjet aplikimit të standardeve më të larta të ndershmërisë, dhe etikës në të gjitha veprimet dhe vendimet tona.

Besueshmëria

Të përgjegjshëm dhe të besueshëm në përmbushjen e obligimeve dhe detyrimeve që kemi ndaj anëtarëve, grupeve të interesit, institucioneve, donatorëve dhe publikut në përgjithësi.

Bashkëpunimi

Të orientuar drejt partneriteve dhe krijimit të urave bashkëpunuese me donatorë, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, aktivistë si dhe institucione vendore drejt qëllimeve të përbashkëta. 

Transparenca

Të hapur dhe të përgjegjshëm për llogaridhënie për punën tonë ndaj anëtarëve, partnerëve, institucioneve relevante, donatorëve, dhe grupeve  të interesit.

Gjithëpërfshirja

Një mjedis ku të gjithë trajtohen me dinjitet, respekt, dhe ndershmëri pavarësisht moshës, gjinisë, përkatësisë etnike, racës, religjionit apo të çfarëdo klasifikimi tjetër shoqëror e demografik.

hp3-counter-divider

Historia

Nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve të zhvilluara ka nxitur, ndihmuar dhe lehtësuar shumë procese zhvillimore duke ndikuar në plotësim-ndryshimin e politikave mjedisore si dhe reformave të sektorit të mjedisit në institucionet relevante në vend. Veprimtaria e saj në periudhën afat-mesme është koncentruar në rajonin e Pejës, Gjakovës dhe zonave ndërkufitare përgjatë kufirit të Kosovës me Shqipërinë dhe Malin e Zi.  

Në portofolin profesional, Let’s Do It Peja numëron një sërë aktivitetesh si mbjellja e fidanëve në shumë zona të qytetit të Pejës dhe komunave përreth; kontributi në menaxhimin e mbeturinave dhe deponive ilegale në Kosovë; krijimi i kopshteve në oborrin e shkollave në Pejë; studimet kërkimore mbi problemin e ndotjes në Kosovë; hartimi i ploitkave mjedisore për institucionet relevante komunale dhe kombëtare;  takimet dhe konsultime publike me qytetarët; lobimi për integrimin e pjesëtarëve të çdo komuniteti në sistemin e menaxhimit të mbeturinave; aksionet e pastrimit në zonat e ndryshme, etj. I tërë angazhimi pasqyron vizionin afatgjatë të organizatës për “Kosovën e Pastër dhe të Gjelbër”. 

Partneriteti i ndërtuar dhe marrëdhëniet bashkëpunuese me autoritetet lokale, institucionet kombëtare, ndërkombëtare, donatorët, organizatat partnere, anëtarët, vullnetarët dhe komunitetin janë po ashtu një ndër arsyet kryesore të performancës së suksesshme ndër vite.

Deri më tani, aktivitetet dhe projektet e realizuara përfshijnë përkrahjen nga Bashkimi Evropian në Kosovë, Fondet IPA, ERASMUS+, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e Zvicrës, Ambasada e Bullgarisë, UNDP, UNMIK, OSCE, USAID, UKAID, GIZ, DRC, RYCO, BACID, DRIN CORDA, KCSF, REC, People in Need, Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komuna e Pejës, Komuna e Gjakovës, Komuna e Istogut, FIQ, KEP, AFK, Raiffeisen Bank, etj. 

Përveç partneriteteve në nivel lokal dhe kombëtar, Let’s Do It Peja ka arritur të krijojë partneritete dhe zhvilloi projekte me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare si: në Austri – EUTROPIAN, Wonderland dhe Alchemia Nova; në Itali – Minevaganti, Globalandlocal; në Holandë ECREC; në Maqedoni – Youth On Board Shtip, RACIO, Volunterski Centar dhe Eunoia në Shkup, Innova Lab, Manastir; në Shqipëri – Shoqata Alpin Tropojë, Instituti për Menaxhim Mjedisor dhe Territorial Tiranë, People in Focus,, M&M Ivanaj Foundation Institut, ENVIO etj; në Spanjë – Asociación Juvenil Intercambia, Malaga;  Mali i Zi – Horizonti i Ri – Ulqin dhe shumë organizata të tjera.

Organizata jonë bashkëpunon ngushtësisht edhe me “US Peace Corps Kosovo” duke angazhuar vullnetarë nga SHBA për të kontribuar në zhvillimin e organizatës dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë. NJëkohësisht, Let’s Do It Peja është e akredituar nga “Quality Label nga European Solidarity Corps” për pranim dhe dërgim e vullnetarëve në organizatat evropiane për vitet 2020 – 2027.

Prej disa vitesh Let’s Do It Peja është anëtare aktive në rrjete të ndryshme vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare si:

  1. Rrjeti i Organizatave Kulturore të Pejës (RROK);
  2. Rrjeti Kombëtar i OSHC-ve të Kosovës (CIVIKOS);
  3. Organizata Ndërkombëtare e Konservimit të Kopshteve Botanike (BGCI);
  4. Rrjeti Ndërkombëtar MV;
  5. Rrjeti i Organizatave Mjedisore të Kosovës (KEN);
  6. Rrjeti Global i Pastrimit të Mbeturinave (GWCN);
  7. UN HABITAT LOCAF – Local Climate Action Forum – Steering Committe Member
  8. US Peace Corps – Project Advisory Committee Member
  9. Bordi Ndër-kufitar për Menaxhimin e Ujërave Gjakovë – Kukës

Në rrjetin e bashkëpunimeve me Akademinë, Let’s Do It  Peja ka nënshkruar  Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë dhe “Universitetin Fehmi Agani” në Gjakovë me qëllim të përfshirjes së koncepteve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mjedisit në programet mësimore të universiteteve, rritjen e bashkëpunimit në projektet hulumtuese/kërkimore shkencore për çështje mjedisore si dhe përfshirjen e studentëve në projekte të ndryshme të zbatuara nga Let’s Do It Peja.

Përkundër rritjes së vazhdueshme të bashkëpunimit me grupe të ndryshme të interesit pavarësisht moshës, gjinisë, përkatësisë etnike, racës, religjionit, apo të çfarëdo klasifikimi tjetër shoqëror e demografik mbetet pikë kyçe e organizatës Let’s Do It Peja me qëllim që së bashku të kontribuojmë për një mjedis të pastër dhe të ruajmë planetin tonë.

Dëshiron të marrësh pjesë?

Bëhu Vullnetar i Let’s Do It Peja dhe Kontribuo në një të Ardhme të Qëndrueshme dhe të Ndjeshme ndaj Mjedisit për Komunitetin Tonë.

en_USEnglish