Bashkë Pastrojmë Istogun në fshatin Serbobran

Kohëzgjatja e projektit:

Dhjetor 2017- Mars 2018

Mbështetur nga:

Komuna e Istogut

Fshati Serbobran, një zonë e ndotur e Komunës së Istogut ishte fokus i vazhdimësisë së projektit “Bashkë pastrojmë Istogun”, zbatuar nga Let’s Do It Peja. Qëllim i këtij projekti ishte organizimi i një aksioni pastrimi në fshatin Serbobran dhe ngritja e vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit në komunitetit, i përbërë kryesisht nga romët, egjiptianit dhe serbët.

Ky projekt solli një rëndësi të madhe në përmirësimin e situatës në këtë fshat dhe jetën brenda komunitetit. Banorët e përfshirë në aktivitete të ndryshme vetëdijesuese, edukative dhe miqësore për mjedisin ndërvepruan së bashku dhe ndihmuan në pastrimin e ambientit ku ata jetojnë. Përmes këtyre  aktiviteteve dhe aksionit të pastrimit, fshati Serbobran mori një pamje tjetër duke u kthyer në një mjedis të pastër dhe të sigurtë për shëndetin e secilit banorë. 

Projekti “Bashkë Pastrojmë Istogun në fshatin Serbobran” u zbatua nga Let’s Do It Peja në bashkëpunim me zyrën lokale të ndërmarrjes “Ambienti”, zyrës lokale për Komunitete dhe Kthim si dhe OSBE, me mbështetjen financiare të Komunës së Istogut. 

en_USEnglish