Ekonomia Qarkore përmes Artit

Kohëzgjatja e projektit:

Shtator 2019 – Dhjetor 2021

Mbështetur nga:

ERASMUS +

Ekonomia qarkore në Art nëpërmjet Eko-Dizajnit është projekti i zbatuar në katër vendet e Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Shqipëri) dhe në dy vendet anëtare të Bashkimit Evropian (Itali dhe Austri). Projekti kishte si qëliim të rrisë kapacitetet e punonjësve të rinjve në vetë-punësim duke promovuar parimet e ekonomisë qarkore në eko-dizajn, inovacion dhe krijimin e startup-eve.

Gjatë zbatimit të tij u synua mbështetja e fuqizimit, punësimit dhe përfshirjes sociale të të rinjve në zonat rurale dhe urbane nëpërmjet rritjes së rolit dhe efektivitetit të organizatave rinore në promovimin e angazhimit të të rinjve në projektet e ekonomisë qarkore; rritja e ndërgjegjësimit për çështjet e ekonomisë qarkore dhe qëndrueshmërisë si një përcaktues kyç i punësimit dhe pjesëmarrjes së të rinjve, si dhe qëndrueshmërisë afatgjate të komuniteteve rurale dhe shoqërive kombëtare si në Evropë ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor si dhe promovimi i vlerave të Bashkimit Evropian dhe objektivat e tij drejt ekonomisë qarkore dhe rritjes së gjelbër. 

Aktivitetet kryesore të realizuara gjatë dy viteve të implementimit përfshijnë trajnimimet tematika me fokus “Qyteti rrethor që duam”, “Kthejeni mbetjet në fitim”, ekspozitat e aktivitetet lokale si dhe krijimi i web platformës së projektit.

Projekti “Ekonomia qarkore në Art nëpërmjet Eko-Dizajnit” U zbatua nga ETMI “Environmental and Territorial Management Institute” (Shqipëri), New Horizon, (Mali i Zi), Mine Vaganti (Itali), Wonderland (Austri) dhe C.E.C.D “RACIO” (Maqedoninë e Veriut) me mbështetjen financiare të ERASMUS+.

en_USEnglish