Itinerari i Agro-Turizmit për Ndryshim të Qëndrueshëm

Kohëzgjatja e projektit:

Nëntor 2017 – Mars 2019

Mbështetur nga:

Fondit Erasmus+, Bashkimi Evropian

Organizata “Let’s Do It Peja” drejtoi projektin “Itinerari i Agro-Turizmit për ndryshim të qëndrueshëm” një bashkëpunim mes organizatave lokale nga Kosova, Italia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Spanja, dhe Shqipëria. Ky projekt kishte si qëllim ngritjen e kapaciteteve për të rinjtë e zonave më pak të zhvilluara në valorizimin e trashëgimisë natyrore dhe zhvillimin e potencialit në fushën e agro-turizmit, si një sektor mjaft i rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm. 

Një grup prej 24 pjesëmarrës të përzgjedhur si dhe të rinjtë e komuniteteve lokale nga të gjitha shtetet u bënë pjesë e aktiviteteve kryesore të zhvilluara në Pejë, Kosovë dhe Porto Conte në Sardinja të Italisë. Pjesë e aktiviteteve të këtij projekti me karakter ndërkombëtar ishin edhe trajnimet e zhvilluara nga organizatat partnere me të rinjtë e komuniteteve të tyre. Eksperienca dhe përvoja e marrë nga këto takime dhe idetë e tyre për biznes u prezantuan në aktivitetin përmbyllës të projektit. 

Projekti “Itinerari i Agro-Turizmit për Ndryshim të Qëndrueshëm” u zbatua nga Let’s Do It Peja, si drejtues i projektit, në bashkëpunim me organizatat jo-qeveritare me mbështetjen financiare të Fondit Erasmus+ nga Bashkimi Evropian. 

en_USEnglish