Auditimi Social

Kohëzgjatja e projektit:

Korrik 2021 – Shtator 2021

Mbështetur nga:

Grupi për Studime Juridike dhe Politike

Organizata “Let’s Do It Peja” zbatoi projektin auditimi social, i cili synonte rritjen e transparencës dhe llogaridhënies komunale si dhe fuqizimin e një dialogu mes qytetarëve dhe institucioneve publike. 

Pikë me rëndësi e këtij projekti ishte nxitja e OShC-ve dhe qytetarëve që të angazhohen drejtpërdrejtë në proceset e vendimmarrjes,  aksesin ndaj informacionit publik si dhe në proceset e monitorimit të prokurimit dhe zbatimit të nismave në nivel komunal. 

Disa nga aktivitet e organizuara në kuadër të këtij projekti ishin krijimi i një strukture operacionale dhe  grupi pune për auditimin social, takimet me përfaqësuesit komunal dhe mbledhja e informacionit për vlerësimin e performancës së komunës.  

Ky projekt u zbatua me mbështetjen e Grupit për Studime Politike dhe Juridike. 

en_USEnglish