Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor

Kohëzgjatja e projektit:

Korrik 2021- Dhjetor 2021

Mbështetur nga:

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

Rritja e ndërgjegjësimit të popullatës për shëndetin dhe stilin e jetesës ishte fokus i projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” i zbatuar për gjashtë muaj nga organizata Let’s Do It Peja. 

Në kuadër të këtij projekti u synua rritja e shërbimeve cilësore për qytetarët dhe nxitja e pjesëmarrjes së tyre në hartimin, planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore. 

Grupet e targetuar ishin gratë e zonave rurale, të papuna, të rinjtë, komuniteti Rom, Egjiptian dhe Ashkali ndërsa si pjesë e aktiviteteve u zhvilluan trajnimet dhe sesionet informuese për diabetin në komunat e synuara.

Ky projekt u zbatua me mbështetjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) 

en_USEnglish