Organizata Let’s Do It Peja për herë të parë në Kosovë krijoi ndërmarrjen sociale për riciklimin e tekstileve duke aplikuar parimet e ekonomisë qarkore. Krijimi i kësaj ndërmarrje u bë I mundur në kuadër të projektit “Promovimi i ekonomisë qarkore si model i qëndrueshëm për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale – SEREC”. Qëllimi I këtij projektit është të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve sociale duke ndikuar në rritjen e punësimit të grupeve të margjinalizuara, grave dhe të rinjve si dhe promovimin e parimeve të ekonomisë qarkore. 

SEREC ofroi mundësi për nxënësit e shkollës së mesme Odhise Pakali të vejnë në zbatim njohuritë e fituara duke u përfshirë në punëtoritë e zhvilluara për ridizejnimin e tekstileve. Në këtë kuadër, u zhvillua edhe ekspozita me veshjet e ricikluara dhe të ridezjnuara nga vetë nxënësit. Pjesë e aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të projektit janë edhe trajnimet tematike për ekonominë qarkore dhe zhvillimi i ndërmarrjeve sociale. 

Projekti “Promovimi i ekonomisë qarkore si model i qëndrueshëm për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale – SEREC” u zbatua nga Let’s Do It Peja me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë.