Kjo fushë tematike përfshin masa dhe aktivitete për mbrojtjen, përdorimin dhe përmirësimin e cilësisë së tokës, hartografimin e hapësirave të gjelbërta, evidentimin dhe revitalizimin e zonave të degraduara, të ndotura dhe ndërtimin e një kulture kolektive të komunitetit për ruajtjen dhe përmirësimin e hapësirave të përbashkëta. 

Let’s  Do  It Peja  parashikon edhe një sërë masash që preken nga tema të tjera si uji, ajri, mbeturinat, biodiversitetin (p.sh. mbjellja  pemëve ndihmon në parandalimin e erozionit të tokës në vendet ku ekziston një rrezik i tillë, por gjithashtu ruan burimet e ujërave nëntokësorë, si dhe përmirëson cilësinë e ajri) duke synuar edhe angazhimin e Eko-Grupeve Studentore në nisma të ndryshme të lidhura me fushat prioritare. 

Shkaktarët kryesorë të ndotjes dhe dëmtimit të tokës në Kosovë përfshijnë: erozionin nga prerja e drunjëve, ndotjen nga shfrytëzimi i plehrave kimike/artificiale, pesticideve, herbicideve, radioaktiviteti, mbeturinat, deponitë legale dhe ilegale, mbeturinat e demolimit/ndërtimit, auto-servisët, ndërtimi i rrugëve pa standarde në zonat e mbrojtura, gurëthyesit, ujërat e zeza, vetëdijesimii i ultë i një pjese të qytetarëve dhe bizneseve si dhe mosveprimin e institucioneve përgjegjëse. 

Duke përdorur kapacitet aktuale, Let’s Do It Peja është angazhuar të kontribuojë në përmirësimin e praktikave të menaxhimit të territorit dhe tokës përmes promovimit të praktikave më miqësore për mjedisin në bujqësi dhe prodhimit të ushqimit, si dhe monitorimin e politikave lokale të menaxhimit të territorit dhe urbanizimit të pakontrolluar.

en_USEnglish