Në kontekstin e mbrojtjes së ujërave, Let’s Do It Peja parashikon një sërë masash ndër-sektoriale dhe promovimin e praktikave të mira të ruajtjes së cilësisë së ujit me efekte të rëndësishme pozitive në mjedis dhe natyrë.  

Kjo temë gjithashtu përmban rekomandime mbi mënyrën e përdorimit të ujit, parandalimin e ndotjes së ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësor, si dhe promovimin e një kulture të përgjithshme të kujdesit të lartë publik për rëndësinë e ujit në Kosovë. 

Avokimi për ndarjen e sistemeve të kanalizimeve (ujërave të zeza) nga ato të ujërave të bardhë/atmosferikë është një masë tjetër në kontekstin e ujit, pasi që në  pjesën më të  madhe të  qendrave kryesore urbane në Kosovë mos-ndarja e ujërave atmosferike shkakton probleme në trajtim. 

Fusha tematike e ujit parashikon gjithashtu monitorimin e cilësisë dhe sasisë së ujit në përroska, lumenj dhe liqene dhe publikimi i tyre në media duke propozuar veprime konkrete me qëllim të  mbrojtjes së ujit nga ndotja dhe humbjet. 

Shkaktarët kryesorë të ndotjes së ujit të identifukuara në Kosovë përfshijnë: restorantet, fabrikat, kanalizimet e përziera për ujëra atmosferike dhe fekale, vajrat, kemikalet, mbetjet e lëngjeve nga automjetet, mungesa e kanalizimeve, mbetjet dhe kemikatet e varrosura industriale, industria ushqimore, thertoret dhe gjaku i kafshëve të prera, mbetjet shtazore, eksploatimi i zhavorrit, erozioni, keq menaxhimi resurseve ujore, burimet natyrore të kontaminuara, prerja masive e pyjeve, ndotja e ujërave nëntokësore nga deponitë e mbeturinave, gypat e  azbestit në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, shirat acidik etj. 

Let’s Do It Peja në kuadër të kësaj fushe prioritare synon ndërmarrjen e monitorimit të zbatimit kuadrit ligjor dhe avokimit për përmirësimin e politikave qeveritatre për mbrojtjen e ujërave.  

Let’s Do It  Peja është angazhuar të organizoi aktivitetet me interes në përmirësimin cilësisë së ujit në hapësirat publike duke avokuar për inicimin e projekteve strategjike për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotur dhe pastrimin e shtretërve të rrjedhave ujore.    

en_USEnglish