Let’s Do It Peja në kuadër të kësaj fushe tematike synon të nxisë dhe promovojë mbrojtjen, restaurimin,  konzervimin e biodiversitetit dhe ekosistemit në Kosovë, me fokus të veçantë në parqet kombëtare dhe në zonat e tjera të shpallura si monumente të natyrës.

Biodiversiteti i rajonit të Pejës, Kosovës dhe i të gjithë planetit varet nga aftësia jonë për  të shpëtuar speciet ekzistuese përmes veprimeve mbrojtëse dhe atyre që synojnë rivendosjen e ekuilibrave në ekosistemet mijëra-vjeçare që po kanosen nga rreziku në rritje i ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike.

Ndërmarrja e masave për promovimin e ekosistemit dhe biodiversitetit të Kosovës për qëllime të zhvillimit të turizmit dhe shëndetit gjithashtu parashihet të jetë në fokus të kësaj teme. Një masë tjetër me rëndësi është avokimi për zgjerimin e zonave të gjelbërta dhe kundër shkatërrimit e  keqpërdorimit të florës dhe faunës për qëllime biznesi. Gjelbërimi, pyllëzimi dhe veprime të tjera restauruese do të ndërmerren për të rritur cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës. 

Duke pasur parasysh ndikimin e shumanshëm që drunjëzimi ka në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ruajtjen e burimeve natyrore të ujit, parandalimin e erozionit, kjo temë do të jetë në prioritet të organizatës për projektet në të ardhmen.

en_USEnglish