Auditimi i burimeve të energjisë, përdorimi racional dhe masat e kursimit të energjisë do të trajtohen si pjesë e kësaj fushe me qëllim të zvogëlimit të ndotjes së mjedisit dhe uljes së kostos mjedisore dhe financiare. 

Let’s Do It Peja është e pozicionuar kundër degradimit të mjedisit dhe mbrojtjes së lumenjve dhe kundër ndërtimit të hidrocentraleve të vogla dhe të mesme në kundërshtim me normat mjedisore. Sa i përket burimeve të energjisë do të promovojmë vetëm format e pastërta, të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin. 

Përdorimi i energjisë konsiston në dy dimensione: promovimi i përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë (dielli, era) si dhe masat e efikasitetit të energjisë si ndriçimi i zgjuar, pajisjet me efikasitet të lartë, izolimi i objekteve, etj. 

Disa nga problemet kryesore të identifikuara në fushën e energjisë në Kosovë përfshijnë: ndotjen e ajrit nga gjenerimi i energjisë elektrike nga thëngjilli dhe përdorimi i tij për ngrohje, përdorimi i fosileve dhe vajit të përdorur për djegie, vajrat ushqimore, djegia e tekstilit mungesa e efiçiencës së energjisë, mospërdorimi i burimeve alternative të energjisë si dhe mungesa e iniciativave për investime në kapacitete të ripërtëritshme të energjisë dhe mungesa rregullative për investitorët.

en_USEnglish