Let’s Do It Peja që në fazat e para të nismës qytetare është angazhuar për pastrim e mbeturinave, prandaj kjo fushë është një nga prioritet kryesore të punës organizative. 

Ndër masat e parashikuara përfshihet identifikimi dhe gjetja e një zgjidhje të qëndrueshme e administrimit dhe menaxhimit të mbeturinave në vend si dhe nevoja për veprime të tjera restauruese për të parandaluar ndotjen dhe degradimin e mëtejshëm të mjedisit. Si pjesë e masave që çojnë në menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave janë: avokomi dhe ngritja e vetësijës për ndarjen në burim, redukim, riciklim dhe ripërdorim të mbeturinave.

Në Kosovë, një ndër problematikat e lidhura me menaxhimin e mbeturinave është mungesa e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave nga kompanitë rajonale për një pjesë të popullsisë dhe territorit. Në mungesë të saj dhe ofrimit të këtij shërbimi publik veprojnë zinxhirët informal (grumbulluesit individualë) dhe hallkat e tjera të zinxhirit të ngrumbullimit.

Sfidat e tjera të identifikuar në fushën e menaxhimit të mbeturinave përfshijnë temën e qeseve dhe plastikave të tjera për një përdorim, mbetjet nga gastronomia, mbetjet e demolim/ndërtimit, mbetjet organike si dhe mbeturinat spitalore dhe farmaceutike. Mungesa e vetëdijes për sistemet 3R (redukimit, riciklimit dhe ripërdorimit) tek popullsia e gjerë dhe keqmenaxhimi i ndërmarrjeve publike të mbeturinave janë identifikuar gjithashtu si shkaktarët kryesorë. 

Zinxhiri i menaxhimit të mbeturinave ka nevojë për një reformim rrënjësor,  Let’s do It Peja është e angazhuar që së bashku me vullnetarët dhe komunitetit të organizojë periodikisht aktivitete të pastrimit, largimit të mbeturinave dhe deponive ilegale nga hapësirat publike, të  ofrojë ndihmë profesionale për ndërmarrjet publike për menaxhim të mbeturinave dhe institucioneve tjera relevante dhe të rritë ndërgjegjësimin për zvogëlimin e sasisë së mbeturinave në  vend. 

en_USEnglish